Shkencë, Shëndet, Dashuri!

Marrëdhëniet e shëndosha ndikojnë në përmirësimin e shëndetit , pamjes dhe madje edhe të humorit tuaj. Por sa e fuqishme është dashuria? Dashuria është i vetmi ilaç, i cili përmirëson jetën  tuaj, dhe iu mban larg stresit dhe sëmundjeve si diabeti apo depresioni.Më poshtë janë renditur disa studime mbi ndjenjën e dashurisë.

Dashuria çliron (hormonin e Endorfinës) ndjesi të mira



Ndjesia e euforizmit, në fazat e para të një marrëdhënie është e njohur nga shumica prej nesh . Disa psikiatër, e krahasojnë këtë ndjenjë me efektin e një ilaçi .Një studim në Universitetin e Stanfordit në vitin 2010 , me titull “Vështrimi i Fotografive të një Partneri Romantik Zvogëlon Dhimbjet” , tregoi se ,kur pjesëmarrësit shikonin fotot e njerëzve që ata kanë dashur më shumë, ata kishin nivele të larta të substancës së Dopaminës ( neurotransmetues i disa përbërësve në trup perfshirë Adrenalinën ) truri përcillte ndjesi të mira. ” Kur dikush ka rënë në dashuri , truri çliron hormonin e trurit “Endorfinën” , që i jep njerëzve një ndjenjë euforie, ” thotë Dr.David Lewis neuropsikologu , dhe autori i studimeve mbi Impulset. Dopamina është e lidhur me optimizmin , energjinë dhe ndjenjën e mirëqenies . Kur ju ndiheni mirë me veten dhe jeni optimistë , atëherë ju keni më pak gjasa për të bërë gjëra të cilat janë vetëshkatërruese si: të pirët shumë alkool ose pirja e duhanit . Të qenët i dashuruar iu shërben si një mbrojtëse ndaj gjërave të këqija në jetë . ” Ai shton se “fjala ‘ shëndet’ ka një kuptim më të gjerë . ” Ajo shpreh një gjendje,  të mirëqenies fizike , mendore dhe sociale dhe ju jeni gati të përballeni me sfida të ndryshme gjatë jetës. Por nëse ndjenja juaj e mirëqenies është dëmtuar atëherë ju do ta keni shumë më të vështirë .

Përqafimet mund të shmangin depresionin

Dashuria vjen në forma dhe madhësi të ndryshme, por një përqafim nga një njeri i dashur mund të jetë e mjaftueshme për të hequr gjendjen e keqe shpirtërore . Sipas një gjykimi klinik i zhvilluar në Universitetin e Kalifornisë , San Diego , nga Dr. Kai MacDonald , u tregua se pasi njerëzit përqafohen nga dikush që ata duan , niveli i oksitocinës në gjak rritet .

Marrëdhëniet iu bëjnë të jetoni më gjatë

Martesa dhe forma të tjera të partneritetit janë pjesë e angazhimit dhe përkushtimit “, thotë Dr.John Gallacher , një nga autorët e studimit të Universitetit të Cardiff në vitin 2011 , i cili pyeti : ” A ndikojnë pozitivisht marrëdhëniet e mira në shëndetin tuaj ? Sipas një studimi të fundit , rreziku i vdekshmërisë është më i ulët në qoftë se ju jeni i martuar , ” thotë Gallacher . Studimi tregoi se, marrëdhënia e tyre ndikonte pozitivisht në shëndetin mendor dhe fizik. Në mënyrë të veçantë , duke kërkuar rreth marrëdhënieve shoqërore dhe rrezikut të vdekshmërisë, u zbulua se të qenët i martuar mund të ndihmojë për të jetuar më gjatë . Autorët treguan se ” gjendja e mirë shëndetësore ,fizike dhe mendore rritet me kalimin e kohës derisa bëhet e qëndrueshme , dhe afatgjate .

Marrëdhëniet e këqija iu sëmurin

Të qënët në një marrëdhënie të keqe ul sistemin tuaj imunitar, sipas një studimi në Ohaio, në SHBA, në vitin 2005.  Dr.Janice Kiecolt dhe Dr.Ronald Glaser iu deshën tre dekada për të studiuar raportin burrë-grua , dhe se si ndikon stresi në imuniten e trupit. Ata zbuluan se zënkat e ashpra midis çifteve të martuara janë të lidhura me dobësimin e sistemit imunitar .Nëse një marrëdhënie është një rutinore armiqësore , ajo mund të vonojë shërimin,  raportojnë ata. Inflamacioni kronik lidhet në mënyrë të veçantë me sëmundjen koronare të zemrës , diabetit të tipit 2 , artritit dhe dobësimit dhe rënies funksionale që shoqërohet me plakjen , thotë Dr. Kiecolt .

Dashuria ndihmon në uljen e stresit :

Ndryshimet e rrahjeve të zemrës tregojnë se si trupi i përgjigjet streseve të ndryshme. Një nivel i caktuar i stresit është i mirë sepse na nxit drejt një vigjilence optimale . Megjithatë , stresi i vazhdueshëm mund të ketë një ndikim të dëmshëm në trupin dhe mendjen tonë . ” Sipas studimeve të Dr. Jay Brewer, i Shëndetit Fiziologjik, zemra jonë rreh në mënyrë metronomike , si një orë e kurdisur.  Studimi u publikua në gazetën amerikane të kardiologjisë në vitin 1995, ku tregohej se,  duke u fokusuar në mendime pozitive të tilla si vlerësimi dhe dashuria për një objekt , vend apo person rrahjet e zemrës rriteshin në çast. Në të kundërt , ndjenja e zemërimit , ulte presionin e gjakut dhe përmirësonte sistemin imunitar dhe të  tretjes.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *