Kendall Jenner dhe Pepsi mbyten nga kritkat, tërhiqet spoti publicitar

Pepsi bën një hap mbrapa duke tërhequr spotin publicitar shumë të kontestuar me protagoniste Kendall Jenner, supermodelja amerikane vajza e Caitlin Jenner. Në këtë spot Kendall Jenner qetësonte një protestë në rrugë duke i dhuruar një kanaçe Pepsi një agjenti të policisë.

Një reklamë e kritikuar fuqishëm duke akuzuar Pepsi-n se ka shfrytëzuar protestat dhe lëvizjet për drejtësi sociale për qëllime tregtare.

Mes kritikëve është edhe Bernice King, vjaza e vogël e Martin Luther King Jr, që në profilin e saj Twitter shkruan me ironi, “sikur babai im të dinte për fuqinë e Pepsi-t”.

Kompania ka shprehur falje nga ana e saj. “Jepi përpjekur të projektojmë një mesazh uniteti, paqeje dhe kompromisi”, thekson Pepsi.

“Dukshën nuk kemi arritur mesazhin dhe kërkojmë falje”, thotë Pepsi.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *