Ky është fustani më i pëlqyer i nusërisë në Instagram!

Shumica e nuseve shohin për një fustan vintage, modern apo edhe të ndërthurur për ditën e tyre të dasmës. Po jo çdo nuse arrin të marrë diçka monumentale atë ditë. Kjo i ka ndodhur një indonezianes Intan Azzahra, që arriti të fitonte diçka të cilën ajo nuk e kish menduar kurrë: Fustani i saj u bë fustani i nusërisë më i pëlqyer në Instagram.

Azzahra kishte veshur një fustan të veçantë krijuar nga dizajneri Ivan Gunawan dhe ndonëse në pamje të parë mund të duket si një fustan standart, detajet janë ato që e bën atë të fitonte vëmendjen e më shumë se 167 mijë njerëzve.

Fustani është me mëngë të gjata dhe me jakë të ngritur të zbukuruar me mijëra perla. Look i nuses u përmbush edhe me një kurorë që krijuar gjithashtu me perla. Fustani ishte voluminoz dhe me bisht të gjatë të thjeshtë në ngjyrë të bardhë që i krijonte indonezianes një siluetë të frymëzuar nga personazhi i Hirushes.

Burimi: Refinery 29

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article