Rituali i ëmbël i Sara Hoxhës! 0 146

Që prej momentit që Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër të vogëlushit London Loor, vëmendja tashmë i ka kaluar e gjitha të voglit të shtëpisë. Edhe pse portretin e London ende nuk e kemi parë, mami Sara duket se nuk i reziston tundimit për të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, momente të ëmbla të saj dhe babi Ledionit në shoqërinë e tashmë më të rëndësishmit të shtëpisë. Ashtu siç është edhe kjo foto, e postuar nga Sara në të cilën shihet Ledioni dhe London, teksa shohin disa kartona në një libër. “Rituali i natës së mirë”, shkruan Sara në foto. Dhe sigurisht ritual më të ëmbël se ky, nuk mund të kishte. E kështu vazhdon çdo ditë e çdo javë, kur shtëpia ka një ëngjëll të vogël, me plot rituale të ëmbla, që nuk do të mungojnë as në shtëpinë e Sarës dhe Ledionit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *