KreuBusull

Leonardo DiCaprio krijon një Eden 100% ekologjik

Një ambientalist, Leonardo DiCaprio ndërmerr një projekt të ri ambicioz për të hapur një hotel krejtësisht të gjelbër. I parashikuar për vitin 2018, ky eco-resort do të ngrihet në një ishull privat të Belize, Blackadore Caye, që aktori e ka blerë para dhjetë vitesh. I shtrirë në 43 hektarë, ky Eden i vogël i virgjër do të përbëhet nga 68 vila të vendosura në një platformë mbi lagunën dhe 48 shtëpi private, që mund të blihen, energjia elektrika prodhohet nga panele diellorë dhe të gjitha këto janë të prodhuara nga materiale të riciklueshme që nuk ndosin.

Një tjetër element ekologjik do të jetë edhe qendra e riciklimit të ujrave të përdorur, si dhe një projekt i madh për ripyllëzimin e ishullit, gjithnjë me synimin e krijimit të një vendi sa më të gjelbërt të jetë e mundur. Për më tepër ai kërkon të krijojë ekosistemin origjinal të ishullit por edhe të organizojë kurse, konferenca dhe seminare mbi ngrohjen klimatike dhe rreziqet e saj.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF