Rrjetet sociale ndikojnë në jetën tonë më shumë nga se mendoni

Shumë nga ne mund të mos e pranojnë që shpenzojmë mjaft kohë duke parë në “Facebook” se çfarë kanë postuar miqtë tanë.

Mjaft studime të fundit, që po analizojnë sjelljen e njerëzve online, tregojnë se si postimet tona për veten apo të miqve tanë për ne ndikojnë në ngritjen e figurës tonë sociale dhe anastjelltas.

Nuk është çudi që nuk na pëlqejnë aq shumë njerëzit, postimet e të cilëve janë vazhdimisht negative. Por edhe mesazhet pozitive mund të lënë ndonjëherë përshtypje të keqe. Për shembull, studimet thonë se njerëzit të cilët postojnë mesazhe romantike për partnerët  e tyre, duken më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre, por ata ishin më pak të pëlqyer nga të tjerët. Ata ose konsiderohen naivë që gjithcka personale e publikojnë online, ose krijojnë xhelozi te të tjerët. Në të dy rastet janë të papëlqyer.

Njerëzit në shumicën e rasteve në mediat sociale postojnë informacione për veten e tyre. Ata mund të ndajnë lajmin e mirë në lidhje me një ofertë pune, kilogramët që kanë humbur në palestër, ose tregojnë për një fitore në një aktivitet sportiv të fundit. Ata mund të postojnë në lidhje me aktivitetet e përgjithshme që janë të angazhuar, ose postojnë për të tërhequr vëmendjen e personave të tjerë. Postimet pozitive të shpeshta për veten kanë një potencial të madh të duken si mburrje.

Një tjetër faktor që komplikon përshtypjet që krijohen në mediat sociale është dallimi mes përmbajtjes së një postimi që dikush poston për veten në “Facebook”, me atë që të tjerët postojnë për të. Ne priremi që ta konsiderojmë informacionin që dëgjojmë për dikë, si më të besueshëm, sesa informacionin që ai ka postuar për veten. Kjo vlen në të dy rastet dhe kur për personin flasin negativisht edhe kur flasin pozitivisht. Ne bindemi më shumë nga përshtypja e të tjerëve për dikë. Në fakt, nëse gjykoni popullaritetin e dikujt, postimet në “Facebook” nga miqtë e tyre, ka të ngjarë të ndikojnë  më shumë në mendimin tuaj se sa ajo çfarë poston vetë miku juaj për ju. Ndaj mos u mburrni shumë, jini modestë dhe lini punën ose kolegët të flasin për një arritjen tuaj. Është me rezultative dhe ju bëheni më popullor në mediat sociale. Fundja nuk është ky qëllimi juaj kur postoni në media sociale?

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *