“Tre musketierët” zbulojnë detaje nga koncerti: “Të hënën, Tirana do të dëgjojë vetëm rock!”

View Gallery
3 Photos
“Tre musketierët” zbulojnë detaje nga koncerti: “Të hënën, Tirana do të dëgjojë vetëm rock!”
Redon Makashi

“Tre musketierët” zbulojnë detaje nga koncerti: “Të hënën, Tirana do të dëgjojë vetëm rock!”
Aleksander Gjoka

“Tre musketierët” zbulojnë detaje nga koncerti: “Të hënën, Tirana do të dëgjojë vetëm rock!”
Elton Deda

Një nga karakteristikat e artit të suksesshëm është eterneliteti i qëndresës së veprës. Edhe pse kohët kanë evoluar e muzika është një nga ato të cilat kanë rendur shpejt pas zhvillimit teknologjik, muzika rock do të mbetet e pavdekshme. Grupe si Pink Floyd, Led Zeppelin, Beatles e shumë të tjerë, nuk bënë muzikë vetëm për periudhën e viteve ’60 apo ’70; talenti i tyre nuk bëri gjë tjetër veçse prodhoi hite të mrekullueshme, të cilat i dëgjon me kënaqësinë më të madhe edhe pas pesë dekadash. Duke e konsideruar të tillë, tre nga muzikantët më të mirë në Shqipëri, miq shumë të ngushtë njëkohësisht, pionerët e muzikës rock pas rënies së komunizmit, kanë vendosur që të bashkohen për një super koncert më datë 15 maj të këtij viti, e ky nuk është më një lajm. Të ftuar pasditen e sotme në emisionin e Rudina Magjistarit, Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi kanë zbuluar disa detaje të asaj ç’ka pritet të ndezi kryeqytetin ditën e hënë. E kush nuk do ta dëshironte një fillim jave të tillë! Djemtë zbuluan se orkestra që do t’i shoqërojë do të jetë e përbërë nga 70 instrumentistë, si kurrë më parë në Shqipëri.  Mos vallë po mendojnë të këndojnë ndonjë “cover” të ‘Stairway to Heaven’ ?! (ah, sikur!) Edhe pse e kanë pranuar se çmimi i biletave është diskutuar jo pak, ata kanë deklaruar se të interesuarit i kanë blerë për vetëm dy ditë. Nisur nga kjo, “Tre Musketierët”, siç njihen ndryshe, presin rezultate shumë të kënaqshme, dhe premtojnë se, nëse ky koncert shkon ashtu si e kanë menduar ata, do të mbajnë një tjetër performance, një ditë të dytë. Shpresojmë që po, edhe pse çdo gjë është në dorë të tre muzikantëve, të cilët nuk priten të na zhgënjëjnë. Edhe pse këngët më të shumta do të jenë ato hite, të cilat kanë mbetur si të tillë për një kohë shumë të gjatë, Redon Makashi zbulon se do të këndojë për herë të parë, një këngë të re të kompozuar nga vetë ai, për t’i dhuruar kështu publikut edhe më shumë nga ç’pritet. Epo, djemtë na intriguan më shumë nga ç’ishim më parë, e ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe pak ditë, për një rikthim pas në kohë.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.