Dukeni më e madhe në moshë? Ja 7 gabimet që bëni gjatë grimit

Qëllimi i vendosjes së grimit në fytyrë është dukja sa më bukur dhe freskimi i pamjes tonë. Por, ka një arsye pse perceptimi i të bukurës jo gjithmonë është i saktë: të gjithë kanë një koncept të ndryshëm lidhur me të. Ndoshta ju ka qëlluar që të ngjani më e madhe në moshë kur keni bërë makeup-in, pa e kuptuar as vetë përse. Grimierët profesionistë kanë dalë në përfundimin, se mania për të theksuar sa më shumë tiparet është një ndër faktorët kryesorë të dukjes më “e plakur”. Ata shpjegojnë se në këtë mënyrë, fytyra e humbet freskinë aq shumë, saqë kjo pasqyrohet dhe së jashtmi. Kështu, ata ju vënë në dukje 7 gabimet e theksuara që bëni, e që çojnë në një rezultat të tillë:

1. Buzë shumë të errëta.
2. Lëkurë që shkëlqen nga pudra apo toni.
3. Kombinimi i lapsit të buzëve me buzëkuq të errër.
4. Vetulla të lyera shumë.
5. Rëndimi i syve me grim të errët apo xixa.
6. Përdorimi i tepërt i pudrës.
7. Grimi i lënë pas dore gjatë ditës.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.