Me kë ka rënë në dashuri Beatrixi? 0 131

Një nga konkurentet aktuale të spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, Beatrix Ramosaj, duket se ka surprizuar fansat e saj, me një ndryshim të bërë pak orë më parë. Këngëtarja ka vendosur të bëjë një tatuazh, pikërisht në pjesën frontale të shpatullës. Trixa ka zgjedhur një shkrim, nga i cili zbulon vetëm gjysmën e fjalëve. Pikërisht kjo, ka provokuar fansat, të cilët e plotësojnë me emrat e tyre, pjesën e mbetur të frazës, dhe jo më kot. Në foton e postuar në Instagram, arrijmë të lexojmë: “Bie në dashuri me…” Ende nuk jemi në dijeni, nëse vazhdimi është emri i dikujt apo jo, por duket se zgjedhja e këngëtares për ta fshehur, i ka bërë fansat më dyshues se kurrë. Një gjë është e sigurt: tatuazhi i shkon shumë Betrixit dhe lloji i tij është krejt i përshtatshëm për pjesën e trupit, në të cilën ka vendosur ta ketë. Zgjedhje e mirë, Trix’! Klikoni në galeri për të parë tatuazhin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *