Bryzhi, një qytet ndryshe për të vizituar

Bryzhi, qyteti më interesant në Belgjikë, trashëgimi  botërore e  UNESCO-s është ndoshta një nga më të vlerësuarit në bazë të qyteteve në Evropë. Qyteti i pacenuar dhe ruan vlerat  mesjetare në çdo cep të tij.

Edhe ai quhet ndryshe si  qyteti i kanaleve si një krahasim i thjeshtëzuar i modelit venecian. Surpriza më e madhe që do të gjeni në këtë qytet të Belgjikës janë shëtitoret përgjatë kanaleve të tij. Mund të merrni një barkë dhe të lundroni për të vizituar pjesët më të vjetra dhe më të bukura të qytetit turistik.

Shëtitjet në një nga sheshet e shumta të qytetit, të shihni vendasit si jetojnë, të provoni ushqimet dhe birrën karakteristike të vendit dhe të bëni pazar, janë disa nga kënaqësitë e vogla që mund të përjetoni në këtë vend.

Arkitektura mesjetare dhe ajo moderrne,të japin një kënaqësi të veçantë. Për më tepër, Bryzhi është disa orë larg  nga Amsterdami, kështu që duke kombinuar këto dy destinacione është një alternativë e mirë turistike.

Koha më e mirë e vitit për të vizituar Bryzhin  është gjatë pranverës dhe verës. Temperaturat janë të rehatshme dhe me diell, duke të krijuar mundësi  për një vizitë në gjithë qytetin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *