Ju prezantojmë fansen më të flaktë të Alban Skënderaj!

U fol shumë për koncertin, që Alban Skënderaj do të mbante në Prishtinë. Mes dhjetëra postimesh nga këngëtari, të gjithë u bëmë kuriozë për atë çka do të ndodhte në kryeqytetin kosovar. Për ata që nuk patën mundësi ta ndiqnin, detaje të shumta mësojmë nga një ndër fanset më të mëdha të Albanit, ajo që e ka zgjedhur edhe si partnerin e jetës: Miriam Cani. Ka mjaftuar një foto e hedhur nga Miriami, për t’u pasuar nga një dedikim i gjatë kushtuar njeriut të saj të zemrës, nga ku mësojmë se krenaria dhe lumturia e artistes për Albanin, është e pamasë. Duke marrë për bazë atë shkrim jo fort të shkurtër nga Cani, mësojmë se ky organizim ishte as më shumë e as më pak, se sa një sukses i rradhës i këngëtarit dhe bashkëpunëtorëve të tij. “Zoti të dhëntë atë që shpirti dhe arti yt i vërtetë meriton”, ka qenë fjalia përmbyllëse e Miriamit, e cila tregon dhe njëherë dashurinë që ka për Albanin, jo vetëm si bashkëshort, por edhe si artist. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *