Paraqitja e VIP-ave në eventin e Geraldina Sposa 0 733

Dy javët e fundit kanë qenë më aktivet, përsa i përket eventeve të organizuara nga biznese të ndryshme lidhur me fushën e modës. Emrat më të njohur të shoubiznesit marrin të parët ftesat, duke bërë që shumë personazhe t’i shohim sa tek një organizim, në tjetrin. E mbrëmshmja iu dedikua Geraldina Sposa-s, ku disa nga vajzat më të bukura, si: Xhesika Berberi, Suada Sherifi, Viola Spiro, Eva Murati, Jona Spahiu etj, parakaluan në pasarelë me fustanet e nuserisë, duke dhënë një spektakël ndryshe. Përpos dekorit të ambjentit, ku spikaste një manekinë, me një pirg gotash shampanje përqark, në formën e fustanit, prapa nuk mbeteshin as të ftuarit, të cilët u paraqitën secili ndryshe, me një stil krejt të veçantë. Në galeri do të gjeni foto ekskluzive nga BORDO, e nuk mund të mendoni se shpëtuat pa iu bërë pyetjen: cili është i preferuari juaj?



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *