Reagimet e të famshmëve pas sulmit në Londër

Sulmi terrorist në Londër tronditi 48 orët e fundit, duke i shtuar dozat e pasigurisë, sidomos vendeve perëndimore. Reagimet kanë qenë nga më të shumtat, ardhur këto nga njerëz të thjeshtë e personalitete të politikës, artit etj. Tronditjen e kanë ndjerë edhe të famshmit, të cilët e kanë shprehur hidhërimin me anë të rrjeteve sociale. Nuk janë mjaftuar me një foto të tyren me ngjyrat e flamurit anglez për të mbështetur Anglinë, e si pasojë e kësaj, disa prej tyre kanë zgjedhur të postojnë diçka ndryshe për prononcimin ndaj kësaj ngjarje. Modelja Cara Delevingne zgjodhi disa vargje të Hubert Gregg, ashtu sikurse Rihanna publikoi në Instagram, një pikturë të thjeshtë, në të cilën ishin kompozuar disa nga karkteristikat e kryeqytetit britanik, për të formuar frazën “I love London”. Në galeri do të gjeni të tjerë emra të njohur, të cilët morën pak nga koha e tyre, për të shprehur trishtimin ndaj këtij akti të shëmtuar ndaj Londrës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *