Çfarë kishte veshur Kate Middleton, ditën që i tërhoqi vëmendjen Princit?

Për aq kohë sa, kodi i veshjes në Pallatin Mbretëror është ndër më të rëndësishmit për të qenë pjesë e tij, veshja e Kate Middleton përpara se t’u bënte Dukeshë, do të jetë gjithmonë në interesin tonë. Jo më larg se disa ditë më parë, i kushtuam një artikull stilit të Kate, pikërisht në kohën kur ishte veçse një vajzë e thjeshtë, mes rrugëve të Britanisë. Besoj se i kujtoni pantallonat me shtrat të ulët, dekoltetë e hapura apo gjatësinë e fundeve sipër gjurit. Epo, nuk keni parë gjë ende! A mund ta imagjinoni, se çfarë mbante veshur Middleton, ditën kur tërhoqi vëmendjen e Princit? Të gjithë e dimë, se të dy u njohën në universitet, gjatë studimeve të tyre. Fillimisht, ata ishin thjesht shok, që kalonin mëngjesin bashkë apo uleshin në të njejtën tavolinë, gjatë orëve të drekës. Asgjë nuk shkontë përtej kësaj, sepse mbi të gjitha, Kate kishte një të dashur tjetër në atë kohë! Por, në mars të vitit 2002, në universitetin ku studionin, u organizua një sfilatë mode, për bamirësi. Middleton ishte pjesëmarrëse, ndërkohë që Will pagoi 200$, vetëm për të qenë në rradhën e parë të ulëseve (me dëshirën për të përkrahur shoqen në maksimum). Kur Kate u shfaq në pasarelë, me bikini të zeza dhe një tyl të hollë të po së njejtës ngjyrë, Princit iu tërhoq vëmendja më shumë seç duhet. Dhe, rezultati i këtij pëlqimi, është ajo çka ne shohim sot. Histori princeshash, apo jo? Më poshtë do të gjeni foton, me paraqitjen e Kate në ditën më me fat të saj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *