19 shprehjet më të famshme të Marilyn Monroe

Përpos elegancës, stilit dhe feminitetit që prezanton si figurë, Marilyn Monroe është një personazh që nuk përkufizohet vetëm me karakteristikat e lartpërmendura. Imazhi provokativ që na ka mbetur në imagjinatë sa herë dëgjojmë emrin e saj, është asgjë më tepër sesa fasada e një bote të madhe shpirtërore e mendimtare. Nga intervistat e saj kemi mësuar se ajo do dëshironte të ishte diçka më shumë, se sa thjesht një fytyrë e bukur. Shprehjet e Monroe jo gjithmonë i drejtohen femrave si paraqitje, por janë shpesh një burim frymëzimi, në të cilat mund ta gjejë veten çdo njeri. Më poshtë, ju paraqesim 19 frazat e saj më të famshme, të cilat nuk do ta humbasin kurrë vlerën me kalimin e kohës.

  1. Kurrë nuk e kam konsideruar veten si një njeri aq përjashtues, edhe pse së fundmi, nuk e kam marrë mundimin të jap ndonjë mendim në veçanti.
  2. E vetmja gjë që di, është që dua të jem e mrekullueshme.
  3. Dua të bëj më të mirën që mundem, që nga momenti që ndizet kamera, e deri sa ndalon.
  4. Mendoj se dashuria dhe puna janë të vetmet që ndodhin realisht në jetë.
  5. Ka dy komplikacione në karakterin e njeriut: dëshira për të qendruar vetëm dhe nevoja për të qenë me të tjerët.
  6. Nuk më intereson nëse cilësohem vazhdimisht si marramendëse dhe seksi. Por pasojat e kësaj, mund të jenë një barrë.
  7. Është bukur të përfshihesh në fantazitë e njerëzve, por nga ana tjetër lind dëshira për t’u pranuar ashtu siç je.
  8. Nuk e shoh vetën si komode, por jam e sigurt që çdokush tjetër më sheh në këtë mënyrë.
  9. Nëse konsiderohem star, kjo ndodh sepse njerëzit më bënë të tillë.
  10. Mendoj se seksualiteti është tërheqës vetëm kur vjen natyrshëm e spontanisht.
  11. Nuk ka njeri që duket njësoj me mua, kur mban rrobat veshur.
  12. Kurrë nuk kam dashur të jem Mariyn-thjesht ndodhi. Marilyn është thjesht si një vello që vesh poshtë Norma Jeane.
  13. Dua të tregoj se mund të bëj publicitet, pa u dashur të tregoj prapanicën.
  14. Unë vishem për meshkujt. Një femër e shikon veshjen në mënyrën më kritike të mundshme. Një mashkull e vlerëson atë.
  15. Jam një femër shumë e definuar si e tillë, dhe e shijoj këtë në maksimum.
  16. Mendoj se jam një kombinim i thjeshtësisë dhe kompleksicitetit, por tashmë kam filluar ta kuptoj vetveten.
  17. E kam shpenzuar shumicën e jetës, duke vrapuar për t’iu larguar vetes.
  18. Frika është idiote. Po ashtu janë pendimet.
  19. Fillimisht, po përpiqem t’i provoj vetes që jam njeri. Ndoshta më vonë do ta bind që jam aktore.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *