My SPA, këshilla për fytyrën dhe trupin në Pranverë 0 18

Pranvera sapo ka ardhur, cilat janë disa arsye që vajzat dhe gratë duhet të shkojnë në SPA?

Ka gjithmonë një arsye përse vajzat dhe gratë duhet të shkojnë në një qendër SPA-je, qoftë kjo sauna, banjo turke apo edhe një masazh i thjeshtë relaksi pas një ditë të lodhshme dhe stresuese. Ato mund të drejtohen edhe nëse duan një pamje më të kuruar në detaje, duke nisur që nga fytyra dhe deri tek gishtat e këmbës. Një qendër SPA-je është e nevojshme për një femër në çdo kohë.

Trajtimet e fytyrës janë shumë të nevojshme këtë sezon, çfarë sugjeron My Spa?

Trajtimet e fytyrës janë të nevojshme në çdo kohë. Kjo sepse fytyra jonë është shumë e ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm si: papastëritë, të cilat reflektohen direkt në mirëqënien e saj. Në këtë periudhë bëhen edhe më të nevojshme trajtimet e fytyrës për shkak të ekspozimit ndaj diellit. “My Spa” do të rekomandonte për lëkurat me probleme “Black Mask”, e cila është shumë e përshtatshme për eleminimin e pikave të zeza dhe aplikohet gjatë pastrimit të thellë të fytyrës. Po ashtu, trajtimi i fytyrës kundra njollave me kolagjen dhe acide frutash është një zgjedhje perfekte.

Një tjetër sugjerim për të gjitha vajzat do të ishte edhe maska e floririt, e cila i jep fytyrës tuaj një pamje rinore dhe heq të gjitha papastëritë. Pastaj ka edhe shumë trajtime të tjera si trajtimi me kokteil vitaminash, trajtime të lehta për çlodhjen e fytyrës e me radhë. Ka një larmishmëri trajtimesh të fytyrës që mund të gjeni në “My Spa” në këtë periudhë, kjo duke u nisur edhe nga kërkesat personale të vetë klientëve tanë.

Vajzat po bëhen gati për provën e bikinit, por deri atëherë çfarë trajtimesh sugjeroni për një trup më të bukur?

Përpara se të kaloja tek trajtimet, do të sugjeroja fillimisht palestrën, zumbën, aerobinë, notin, etj. Pastaj kalojmë tek trajtimet e bukurisë, të cilat kur kombinohen edhe me pjesën e parë japin rezultatin e shumëkërkuar. Zakonisht në këtë periudhë kohore, vëmendja e shumë vajzave është e fokusuar tek trajtimet e ndryshme anti-celulit. Edhe në “My Spa” ne ju ofrojmë trajtime të ndryshme anti-celuliti, të cilat kanë rezultuar shumë efikase për klientët tanë. Po ashtu, do të sugjeroja edhe maskat e ndryshme të trupit për një lëkurë të pastër dhe të kuruar.

Shpesh shumë vajza i drejtohen SPA-ve me seanca para plazhit, po si mund të kthehen ato pjesë e stilit të jetesës së çdo gruaje?

Zakonisht në pjesën më të madhe të rasteve, është e vërtetë që vajzat zgjedhin ti drejtohen SPA-ve në periudhën kohore pranverë-verë, kjo edhe për faktin që janë edhe më të ekspozuara. Por trupi kërkon një kujdes të vazhdueshëm, andaj nuk mund të kufizohet vetëm para plazhit, megjithëse kohët e fundit ky trend ka ndryshuar dhe jemi më të përgjegjshëm për kujdesin ndaj vetes.

Fytyra dhe trupi ynë kanë nevojë për trajtime të vazhdueshme, ashtu sikurse në dimër edhe në verë. Ka shumë trajtime me bazë përbërësish të ndryshëm, që edhe në bazë të lëkurës dhe problemeve që ajo mund të ketë do të ishin ideale në çdo kohë. Në një qendër SPA-je, çdokush mund ti dhurojë vetes apo një personi të dashur, kënaqësinë e një masazhi trupi me vaj trëndafili apo çokollatë, një masazh të thjeshtë relaksi për të çtendosur muskujt, masazh të kokës dhe një sërë trajtimesh të ndryshme të fytyrës. Po ashtu, saunat dhe banjot turke janë një zgjedhje fantastike në çdo periudhë. Kështu që mos prisni verën që të kujdeseni për trupin dhe pamjen tuaj. Kot nuk thonë: “Një mendje e shëndoshë, në një trup të shëndoshë.

Përveç trajtimeve SPA, ç’rol kanë dietat, ushqimi i shëndetshëm apo palestra?

Është shumë e rëndësishme si për një femër, apo mashkull që të kujdesen për trupin e tyre në çdo kohë dhe çdo ditë. Stili ynë i jetesës reflektohet në mirëqenien e mendjes dhe trupit. Ne duhet të zgjedhim me tepër kujdes çfarë konsumojmë dhe çfarë produktesh i bëjnë mirë shëndetit tonë, duke evituar të gjitha ato të dëmshmet. Një dietë nis fillimisht me përzgjedhjen cilësore të ushqimeve që fusim në organizëm, duke shmangur ato me shumë kalori, yndyrna të dëmshme, karbohidrate dhe proteina në nivele të larta. Çdo gjë kur kalon masën është e dëmshme, ndaj duhet ti mëshojmë shumë kësaj pjese. Një dietë nuk do të konceptohej pa aktivitet fizik të vazhdueshëm, qoftë kjo palestër, zumba, aerobi apo ndonjë formë tjetër specifike, e zgjedhur në bazë të dëshirave individuale. Ushqimi i shëndetshëm dhe dietat (jo ato drastike) të kombinuara me palestrën janë dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes dhe trupit tuaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *