10 modele çizmesh verore, që nuk mund t’iu rezistoni 0 66

Edhe pse temperaturat e larta të bëjnë të mendosh vetëm diçka: plazh!, kjo nuk do të thotë që ndjekëset e rregulla të modës të mos i thyejnë rregullat ndonjëherë. Po, e kuptojmë që shumica zgjedh sandalet, madje presin verën me padurim, për të shmangur izolimin e trupit dhe këmbës. Por, ja që çizmet verore për disa janë të parezistueshme, sidomos kur vjen puna tek kombinimet. E dizenjatorët nga ana tjetër, e kanë marrë parasysh të nxehtin, kështu që nuk kanë harruar që këtyre lloj këpucëve t’i bashkangjisin disa truke për ajrosjen e këmbës. Për disa femra, ky model është kthyer në mani, duke sjellë kështu pak dimër në stinën më të ngrohtë të vitit. Kryeredaktorët e revistave më prestigjoze të modës në botë, kanë dhënë 10 sugjerimet më të mira, për çizmet verore të 2017. Mjafton të klikoni në galeri, për të parë këto stile këpucësh, ku ndër të tjera poshtë fotove do të gjeni dhe emrin e çmimin përkatës, duke ia u bërë kështu më të lehtë blerjen e rradhës. Cilin nga modelet preferoni më shumë?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *