KreuCelebrity

Rihanna jep këshillën më të mirë për kaluar një ndarje, që as shoqja juaj s’ua ka dhënë

Rihannës nuk i ka ecur shumë me marrëdhëniet e saj të dashurisë, ndaj askush më mirë se ajo nuk mund të japë një këshillë të mirë se si ta kalojmë kolapsin që krijohet pas një ndarje. Ajo i është përgjigjur shumë sinqerisht një fanci që e ka pyetur se si mund ta kalojë ai dhimbjen e ndarjes nga ish-partnerja. “Si ia ke dalë pas ndarjes me partnerin, pasi unë po luftoj shumë?”, e ka pyetur fansi këngëtaren e famshme. “Thjesht mendo se zemra e thyer që ti ke tani është një dhuratë që poi a bën vetes. Qaj nëse do, por nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ti do ta gjesh dashurinë sërish dhe me siguri do të jetë edhe më e bukur. Ndërkohë shijo gjithçka që TI je”, është përgjigjur idhulli i miliona fancave në mbarë botën. Këshillë më të mirë askush prej atyre që momentalisht po vuajnë një ndarje, nuk mund të marrin, ndaj le t’i themi faleminderit Rihannës.