KreuCelebrity

28 foto: evolucioni i Jolie në tapetin e kuq

Ka ditur gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes, e që nga fillimet e karrierës, kjo nuk ka ndryshuar aspak. E përmendur gjatë së fundmi, si një nga dy personazhet në çiftin Brangelina, Jolie ka patur një rrugëtim të gjatë, deri sa ka mbërritur në ditët e sotme. E prezantuar fillimisht si një vajzë tejet rebele, ashtu sikurse amerikanët e quajnë ndryshe ‘bad girl’, Angelina Jolie u shndërrua në idhullin e shumë fansave, femra apo meshkuj qofshin ato. Cilësuar si një nga femrat më të bukura të planetit, aktorja mori akoma dhe më shumë famë me performancën e saj seksi në filmin ‘Tomb Raider’. Në një lidhje martesore shumë të përfolur me Billy Bob Thornton, Jolie u shkëput nga një marrëdhënie e tillë, për t’u bashkuar me atë të cilin e mbajti përkrah për më shumë se një dekadë, një nga meshkujt më seksi në Hollywood, pikërisht Brad Pitt. Pas shumë performancave deri diku të nënvlerësuara, prapa talentit të Angelina-s fshihet një emër shumë i dashur i kinematografisë. Edhe pse jo të gjithë e dinë, për shkak se për arsye artistike, mbiemrat nuk i kanë të njejtë, John Voight është i ati i aktores, marrëdhënia me të cilin varioi me uljet dhe ngritjet e veta. Plot stil, sharm, elegancë, ‘vajza e keqe’ që njohim të gjithë, sipas një prej deklaratave më të fundit nga vetë Jolie, vazhdon të mbetet e tillë, vetëm se tani, me një sërë punësh humanitare e bamirësie mbi supe. Nëse Angelina parakalon në tapetin e kuq, atëherë fotografët, media e shkruar apo vizive përqendrohen vetëm tek ajo, duke fiksuar kështu disa nga momentet më të bukura të saj në evente të ndryshme. Në galeri do të gjeni 28 foto, që nga koha kur aktorja paraqitej me të zeza nga koka tek këmbët, deri në ditët e sotme, veshja e së cilës sa vjen e rafinohet edhe më tepër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF