Djali i vogël i Xhemit, kopje e së ëmës!

Ajo është padyshim një nga figurat më të dashura të ekranit. Shpesh e rezervuar për jetën e saj private, Xhemi Shehun e shohim më së shumti nën shoqërinë e aktorëve të ‘Portokalli’ ose me kolegen dhe shoqen e saj të ngushtë, Arbana Osmanin.

Djali i madh i Xhemit i ngjasonte së tepërmi të ëmës, që në moshë fare të vogël. Por, mesa duket kishte ardhur koha të shihnim imazhin e plotë të vëllait tjetër, fëmijës së dytë të moderatores. Rezultati? Eh, mami Xhemi i paska patur genet e forta! Me një pamje krejt të ëmbël, i vogli i yllit të spekaklit ‘Portokalli’ i dha një tjetër shije Instagramit të së ëmës. Zhytur në një vaskë fëmijësh mbushur me lodra, e me buzëqeshjen vesh më vesh, djali mesa duket ia ka plasur zemrën Xhemit. “Nesër del që këtu”, ka shkruar Shehu, që lë të kuptohet se nuk e ka të lehtë t’ia mbushi mendjen të voglit. Në galeri do të gjeni postimin e plotë, si dhe imazhin e të dy djemve. Kopje mami, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *