KreuFashion

Adidas prezanton koleksionin e ri së bashku me Kendall Jenner

Super-modelja Kendall Jenner, njoftoi mbi bashkëpunimin me Adidas nëpërmjet Twitter, në muaji maj të këtij viti. Tani kishte ardhur koha të shihnim diçka konkrete, e pamjet e para nuk lënë aspak për të dëshiruar. Kjo është kontrata e parë e rëndësishme e Kendall, që pas asaj të Pepsit, e nga ana tjetër Adidas nuk ka sjellë ndonjë risi në këtë drejtim, për aq kohë sa përzgjedhja e super-modeleve për fushata veshjesh sportive është kthyer në një traditë të zakonshme.

Kendall nuk është e vetmja që shfaqet në spotet publicitare të kësaj firme. Së bashku me James Harden, dhe shumë artistëve të rinj të rrymës hip-hop, Jenner prezantohet si vetëm një nga të famshmit në reklamat e Adidas. Të konceptuara më pranë pikturave klasike, në spotin e modeles ndjehet fryma e “Lindja e Venusit” nga Botticelli, ashtu sikurse në një tjetër imazh shihet qartë improvizimi i Njeriu Vitruvian të Da Vinci-t. Jenner ka dëshmuar dhe një herë talentin e saj si super-modele, e le të themi se këtë herë nuk do të ketë reagime negative si për reklamën e Pepsit…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF