Kaq të ëmbël nuk e keni parë ndonjëherë Elvanën!

Këngëtarja Elvana Gjata është shfaqur e mahnitshme në këtë sezon veror! Një hit si “Forever is over” që arriti menjëherë majat e klasifikimeve, një koncert tepër i suksesshëm livë në Summer Tour në Francë, relaks dhe pushime fantastike në Mykonos e Stamboll.

Këngëtarja është kthyer në Los Angeles ku po vazhdon të merret me muzikën e saj dhe duket se karriera jashtë vendit po i ecën shkëlqyeshëm! Ajo nuk ngurron të ndajë me fansat foto të ndryshme ku paraqitet gjithmonë ndryshe, por bukur! Stilin e saj unik e e pamë edhe në postimin e fotove të saj të fundit. Elvana duket magjepsëse nën rrezet e diellit, si një karamele me ngjyrë rozë! Ajo ka pozuar brenda një pishine si dhe pranë saj e veshur me një fustan ngjyrë çiklaminë e ëmbël që i nxjerr në pah gjoksin, me një palë syze me ngjyrë të kuqe trendy e me formë të çrregullt. Elegante, por e kombinuar edhe me sportiven bukuroshja Elvana ka zgjedhur të veshë një palë atlete të bardha shumë sport.

Duket se këngëtarja e ka shijuar më së miri këtë ditë të bukur plot diell!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *