Të fiksuar pas miqve me 4 putra!

View Gallery
16 Photos
Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Bieta Sulo dhe Alban Dudushi

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Bieta Sulo

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Bledi Strakosha

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Bledi Strakosha

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Blerim Destani

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Blerim Destani

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Eranda Libohova

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Eranda Libohova

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Ledion Liço

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Ledion Liço

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Morena Taraku

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Morena Taraku

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Renis Gjoka

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Renis Gjoka

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Roza Lati

Të fiksuar pas miqve me 4 putra!
Roza Lati

Personazhet e showbizit shqiptar, përveçse të famshëm e të suksesshëm, kanë edhe një të përbashkët tjetër: Ata i adhurojnë kafshët shtëpiake!

Disa prej tyre jetojnë vetëm, prandaj mbajtja e një kafshe shtëpiake është një zgjidhje më se e shkëlqyer për ta! Të famshmit shqiptarë na ka në treguar se i trajtojnë me shumë përkujdesje e përkëdheli miqtë e tyre më të mirë të cilët kanë katër putra! Këtë dashuri për këta miq të veçantë artistët shqiptarë e pasqyrojnë dhe në rrjetet sociale, teksa kujdesen e shëtisin të vegjlit e tyre që tashmë janë bërë mjaft të famshëm!

Jeni kureshtarë të njiheni me vip-at e fiksuar pas kafshëve shtëpiake? Ja disa prej tyre!

Bledi Strakosha

Prezantuesi i njohur Bledi Strakosha është një personazh që i dashuron kafshët dhe gjithmonë na e ka treguar përkujdesjen e tij për ta. Miqtë më të mirë të Bledit janë dy qentë e tij Uilli dhe Ushi. Ai ndan shpesh në rrjetet sociale momentet e bukura që kalon me ta, në apartamentin e tij. Moderatori i njohur poston edhe video mjaft humoristike për kafshë të ndryshme.

Eranda Libohova

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare ka një dashuri të veçantë për kafshët të cilën e shfaq shpesh, duke mbajtur kudo me vete qenushen e saj të vogël Tekilën. Ajo ka treguar gjithashtu se ndihmon edhe kafshët e rrugës sa herë që i jepet mundësia.

Renis Gjoka

Rrokeri i njohur i mbrëmjeve  me muzikë live të kryeqytetit, Renis Gjoka ka si krah të djathtë që e shoqëron në shëtitje, në kafe, madje edhe në studion muzikore një qen mjaft simpatik. Këngëtari është shprehur se janë shokë të ngushtë prej një viti e gjysmë.

Roza Lati

A ka fanse më të zjarrtë se Roza për sa i përket përkujdesjes dhe mbrojtjes së të drejtave të kafshëve? Ajo e shpreh dashurinë për katërputroshët në çdo postim të sajin. Sasha-Dobermani i Rozës dhe Petit Perandori janë figura po aq të famshme në rrjetet sociale sa edhe e zonja e tyre simpatike. Roza ka pasur edhe një iguana para disa kohësh, të quajtur Gugu.

Blerim Destani

Aktori Blerim Destani, përveç purove është mjaft i apasionuar edhe pas kafshëve. Ylli i “Dossier K” ka dy qen të cilët i konsideron si miqtë e tij besnikë, Babon edhe Sharrin!

Morena Taraku

Një Ish-Miss, modele madje ka eksperimentuar edhe në muzikë! Bukuroshja kosovare Morena Taraku i ka shumë përzemër kafshët, ajo nuk shon asgjëkundi pa marrë me vete qenushin e saj të rracës Boo i cili është si një lodër pellushi. Ai është me të vërtetë miku më i mirë i Tarakut, madje ka edhe Instagram!

Ledion Liço

Edhe moderatori Ledion Liço ka një mik besnik me katër putra, me siguri i keni parë të shëtisin së bashku! Disa më muaj më parë Jobs, qeni i Ledionit festoi 6-vjetorin dhe moderator e uroi në Instagram, duke e quajtur qenin më të mirë në botë që i ka sjell shumë lumturi në jetë!

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi

Çifti i gazetarëve Bieta Sulo dhe Alban Dudushi, janë kujdesur për një vogëlush që para se djali i tyre Kroi Art të vinte në jetë. Qenushi i tyre Charlie i shoqëron kudo gazetarët dhe shëtit me ta. Edhe Charlie është një personazh po kaq i famshëm sa të zotët e tij.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.