Luana sapo mori një super-koment nga i dashuri!

E kemi parë teksa po kalon pushimet vetëm, edhe pse disa ditë i shpenzoi nën shoqërinë e motrave. Gjithmonë duke u përpjekur për të ekspozuar format trupore, janë të shumtë ata që e konsiderojnë Luanën si një nga femrat më seksi të ekranit. Edhe pse ende nuk dihet nëse do të vazhdojë apo jo të qendrojë në Top Channel, moderatorja duket se nuk po shqetësohet shumë për punën këto kohë…!

Luana është larguar përkohësisht nga Shqipëria, për të kaluar ditët e nxehta jashtë vendit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, dhe drejtuesja e “Pa Limit” ka zgjedhur përsëri bregdetin për këtë verë. E kemi parë këto dy ditë sa në pishina, ashtu dhe në plazh, si gjithmonë me poza provokuese e kjo nuk ka qenë gjithçka. Pikërisht atëherë kur menduam se Luana është ‘single’, Krenar Çoçaj vjen me komentin më pikant në foton e fundit të moderatores! Veshur me një bluzë të bardhë sipër bikinit, në këtë të fundit shihet e shkruar në anglisht: “Më e dëshiruara”, frazë të cilën Luana e ka përdorur si përshkrim poshtë fotos. “S’ka asnjë dyshim për këtë”, ka komentuar Krenari, gjë që vërteton se çifti jo vetëm që janë bashkë, por të paktën njëri prej tyre është i çmendur për tjetrin (në pritje të ndonjë shenje dashurie shfaqur nga Luana…) Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *