KreuArt

Fantazia e të realizuarit vepra artistike në flokë!

Kemi parë shumë eksperimente me flokët këtë sezon, ngjyra të ylberta me nuanca nga më të larmishmet, por të realizosh kaq bukur kryevepra të mirënjohura të artit figurativ në flokë nuk kishim parë ndonjëherë! Artistja Ursula Goff është amerikane dhe si një piktore  e vërtetë ajo ka bashkuar dy pasionet e saj pikturën dhe parukerinë duke realizuar kështu disa krijime fantastike që do ju magjepsin!

Artistja është e diplomuar në psikologji, por që në moshën 5 vjeçare kishte një pasion të madh për artet dhe që e vogël e nisi me vizatimet me akuarel e bojëra uji. Shfletoni galerinë tonë e do të mahniteni edhe ju nga këto vepra të mirëfillta arti të realizuara në flokë!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF