KreuCelebrity

Alketa zbulon eklipsin e Timo Fllokos!

Ndërkohë që të gjithë vuajmë vapën e gushtit, moderatorja Alketa Vejsiu na tregoi se po relaksohej në një vend me peizazhe përrallore  e të freskët, saqë ishte e domosdoshme të rrinte pranë një oxhaku të ndezur! Gjithmonë e veçantë Alketa në fotot që ndan me ndjekësit! Në postimin e saj të fundit, një foto me një shishe vere mbi tavolinë, ajo na ka zbuluar poezinë më të re nga aktori i mrekullueshëm Timo Flloko, të cilin e quan poeti i jetës dhe dashurisë!

Poezia titullohet “Eklips”, si eklipsi dy ditëve më parë në SH.B.A. Shijojeni!

Eklipsi

Pi per ty…çfarë mbeti,

Në fundin e gotës,

Nesër është eklipsi,

Ndoshta, fundi i botës…(?! )

Kryq mbi shpinë do mbaja,

Si Krishti Golgotës,

Që për ty mos vinte,

Kurrë fundi i botës..!

Vdekja vetë është fund,

Pret aty, jashtë portës…

(Ç’hata më e madhe,

Të jetë fundi i botës?!)

Çdo njeri prek cakun,

Në mbarim të kohës…

(Ç’ndodh më tej s’e dimë,

Nga fillimi i botës..(!)

Do ta pi me exs,

Misterin e gotës…

Në humbtë dashuria,

Fundi t’i vijë botës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF