KreuCelebrity

Niku, gati për të na prezantuar të dashurën e re?!

Edhe pse zhvendosur prej disa kohësh me vendqendrim në Gjermani, udhëtimet e tij nuk kanë të ndalur. Gjithçka dëgjojmë nga Nik Xhelilaj janë projektet e reja filmike, apo pjesëmarrja në ndonjë festival europian. Po me jetën personale të aktorit, sa të njohur jemi në të vërtetë? “Jo shumë” është në fakt shumë si përgjigje, pasi Xhelilaj tregohet vërtetë i rezervuar për jetën private.

Momentalisht, Niku ndodhet me pushime në Itali dhe një gjë është e sigurt: ai nuk është duke i kaluar vetëm ditët e fundit të verës. Dita e sotme gjeti dy foto të publikuara në My Story-n e aktorit, në njërën prej të cilave shihet fare qartë dora e një femre që mban një shishe birre. Nuk dihet pse Xhelilaj ka zgjedhur pikërisht këtë imazh për të bërë thirrje mbi një votim online, që lidhet me një nga projektet filmike. Postimi i dytë është një video e Nikut, teksa shihet duke u zhytyr në det. Të jetë vajza misterioze duke e filmuar, vallë? Ndoshta, këtë herë aktori është gati të na prezantojë me të dashurën e tij…Në galeri do të gjeni postimet e plota.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF