A e mendon vërtet Brad Pitt-i  rikthimin me Anxhelinën?

Që kur Brad Pitt dhe Angelina u ndanë para një viti, ka thashetheme se ajo do të kthehet përsëri me të, por a e dëshirojnë të dy të njëjtën gjë? Një person i afërt me çiftin, rrëfen si ndihet Brad rreth pajtimit me gruan e tij. Megjithëse i njëjti burim kishtë rrëfyer më parë se, Angelina Jolie ndjen keqardhje për prishjen e martesës së saj me Brad Pitt-in, të njëjtat aludime konsistojnë në faktin,  se nuk ka gjasa që ata të kthehen sëbashku. Brad mendon, se, Angelina e kaloi kufirin kur e akuzoi atë për sjellje abuzive kundrejt fëmijëve, saqë ai mendon se nuk ka kthim mbrapa prej kësaj.

Burimi mbështet raportimet e mëparshme, se gjatë kohës që kanë qenë të ndarë, gjërat midis tyre kanë qenë vërtet keq dhe kanë pasur shumë zënka. Por divorci ka ndikuar dhe për mirë te Brad-i duke i dhënë një shtysë të re jetës së tij dhe dëshirën për të qenë një baba më i mirë. Brad-i ka bërë një luftë të vërtetë me ndërgjegjjen e tij muajt  e kaluar, ai ka lënë pijen dhe ka rregulluar sjelljen e tij. Burimet pranë tyre thonë se, Angelina-s i mungon tmerrësisht shumë Brad-i, por ajo është me të vërtetë një person shumë kokëfortë dhe nuk do të pranonte se ka vepruar gabim. Megjithatë, nëse “Bradi bëhet urë para saj përsëri dhe e lut për një mundësi tjetër, ajo do të jetë e gatshme të heqë dorë nga divorci”. Por sipas burimeve pranë tyre, Brad-i nuk do të dëshironte më diçka të  tillë.

Të dy prindërit tashmë duken më shumë të fokusuar tek të vegjlit e tyre, më shumë se çdo gjë tjetër. Ata konsumojnë mjaft kohë me secilin prej fëmijëve, duke festuar ditëlindjet e tyre, të cilat nuk janë larg nga njëra- jetra. Kështu që me gjithë dramën e divorcit, ata kanë pasur mjaft festime të gëzueshme

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *