Nis gara televizive, 16 prezantues në sfidë!

Me ardhjen  e muajit shtator rifillon edhe sezoni i programeve kryesore televizive. Programe dhe prezantues të cilët janë në konkurrencë mes njëri-tjetrit se cili prej tyre do të kapë audiencën më të madhe në oraret e caktuara. Një pjesë e mirë e emisioneve kanë filluar sot, në katër shtator.

Në televizionin Klan dita nis me “Aldo Morning Show”, drejtuar nga Aldon Lipe në orën shtatë pa pesë. Po kështu, “Shtatë pa pesë” titullohet edhe emisioni i drejtuar nga Pranvera Borakaj dhe Noljan Lole në Vizion Plus. Në televizionin Top Channel ka rifilluar programi “Në shtëpinë tonë” me Anjeza Majën, e cila në këtë sezon ka përkrah një prezantues të ri: Florian Agalliun!

Pasditja në Klan vjen nën shoqërinë e Rudina Magjistarit, një program i cili mban emrin e moderatores dhe fillon në orën pesë. Në televizionin Vizion Plus, emisioni i pasditës i drejtuar nga moderatorja Anila Çela filloi sot në 17:50, ndërsa Pasdite në Top Channel nën drejtimin e Jonida Shehut ka startuar në orën 18:00.

Në televizionin Ora News rikthehet emisionin investigativ Boom me dyshen Fiori Dardha dhe Rozana Radi në orën 19:00. Emisionet investigative në televizionet Klan dhe Top Channel kanë filluar njëkohësisht në 20:10. Stop në Klan drejtohet nga Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, ndërsa Fiks Fare në Top Channel drejtohet nga aktorët Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.

Në katër shtator ka filluar edhe sezoni i ri i “Tonight Ilva Tare”, i gazetares Ilva Tare, në Ora News, ndërsa në Vizion Plus “Dritare me Rudinën” nga Rudina Xhunga.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *