KreuCelebrity

Elvana zgjedh tendencën e fundit të vjeshtës për klipin e ri?

Rreth gjashtë ditë më parë, Elvana Gjata tregoi destinacionin e rradhës nëpërmjet postimeve në Instagram. Këngëtarja ka udhëtuar drejt Firences së Italisë, e qëllimi i saktë nuk dihet ende, edhe pse dyshojmë se Elvana po përgatitet për xhirimet e klipit të ri. Kjo, për shkak se në një prej fotove të publikuara në Instagram, Gjata ka bashkangjitur një ikonë kamere poshtë imazhit. Edhe pse e prisnim një projekt të tillë nga këngëtarja, çka vihet re është diçka tjetër.

Veshur kokë e këmbë me të kuqe, mesa duket këngëtarja ka zgjedhur këtë tendencë primare të vjeshtës së 2017-tës për paraqitjen e saj. Kostum dy-pjesësh, geta gjysmë transparente, një çantë dhe sandale – janë këto elementët që dallojnë më së shumti në përzgjedhjet e artistes. Pozat e Elvanës nuk dallojnë shumë nga njëra-tjetra, ku shihet fare qartë përsëritja e gjestit të njejtë të dorës të mbështetur në afërsi të gjinjve. Së fundmi, është parë jo pak ndryshim nga ana e këngëtares, e cila paraqitet gjithnjë e më serioze në fotot e publikuara në rrjetet sociale. Me apo pa qëllim, diçka është e sigurt – fansat çdo ditë e më shumë po e interpretojnë këtë, si sjellje arrogante dhe që nuk i ka hije një artisteje si Elvana. Edhe pse kjo mbetet ende për t’u zbuluar, Gjata këtë herë na zgjoi kuriozitetin me atë çka pritet të na sjellë. Në galeri do të gjeni imazhet e plota të saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF