Sa herë na ka surprizuar Kim Kardashian me veshjet e pazakonta? Me siguri tani po kujtoni pozën e fundit nudo mbi pemë, për të cilën shpërtheu intetneti. Herë e listuar në të veshurat më mirë, e herë e kategorizuar tek të paraqiturat më keq, fansat janë ende në dilemë se si ta cilësojnë fustanin që Kim veshi mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të javës së modës në New York.
Flokët ngjyrë platini i pamë me formën më të çrregullt të mundshme, ndërsa fustani i zi krejt aestetik, dukej si një qepje e minutës së fundit. Me barkun pothuajse plotësisht të zbuluar dhe njërën mëngë të rënë, kjo paraqitje e Kim ka krijuar jo pak polemika. Diçka është e sigurt: Kardashian duket më seksi se kurrë, por a është kjo një veshje e përshtatshme për një spektakël të atij lloji? Kim shijoi parakalimin e të motrës Kendall, e cila refuzoi pak kohë më parë Victoria’s Secret, për pjesëmarrjen në një event të tillë. Më poshtë do të gjeni imazhin e plotë. Si ju duket Kim këtë herë?