Dua Lipa, e lumtur në krahët e të dashurit!

Vera që lamë pas ishte tepër e suksesshme për Dua-n. Arritje dhe rekorde në muzikë, klipi i ri, koncertet, kopertina e Grazia dhe pushimet familjare në Kapri e përmbyllën më së miri këtë stinë të nxehtë.

Tani, duket se është momenti që Dua të shijojë momentet me të dashurin e zemrës Paul Klein. Që të dy, ata kanë ndarë të njëjtën foto, të përqafuar rrugëve të Londrës ndërsa Dua mban një tufë lule në duar që me siguri i dashuri ja ka marrë në tregun e luleve që shohim pas tyre.

Paul merret gjithashtu me muzikë dhe arte prej vitesh, dhe në daljet e tyre publike çifti duket se janë jo vetëm të dashuruar me njëri-tjetrin, por argëtohen përmes situatave plot humor që na tregojnë,  e gëzojnë edhe një kimi të veçantë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *