Kjo është super-shtëpia e re e George dhe Amal në New York! 0 265

Së pari u bënë prindër, e tani kanë marrë një shtëpi të re! Çifti George dhe Amal Clooney kanë preferuar të ndërrojnë shtëpi, tani që familja e tyre u shtua me binjakët Ella dhe Alexander. Ky apartament është perfekt për ta!



Apartamenti ndodhet i pozicionuar në një zonë mjaft luksoze, në “One Hundred East Fifty Third Street”, në një qiellgërvishtës të ri. Ky apartament i ri  dykatësh ndodhet në katin e fundit të ndërtesës dhe ka kushtuar 65 milionë dollarë. Ndërtesa, përveçse ndodhet në një lagje luksoze, ka edhe një pozicion strategjik: në Midtown Manhattan, fare pranë me Lever House dhe Seagram Building, pranë pallatit të Kombeve të Bashkuara dhe Universitetit Columbia, që të dyja kanë qenë vendet e punës së mëparshme të Amal-it. 315 metra katrorë të apartamentit kanë sipërfaqe të ndriçuara mjaft mirë, me pamje nga qendra e New York-ut si dhe një stil luksoz bashkëkohor. Drita natyrale lejon që fokusi të bjerë mbi veprat e artit të ekspozuara në këtë shtëpi dhe një stil jetesë moderne të rehatshëm! George dhe Amal si gjithmonë kanë bërë zgjedhjen e duhur! Shfletoni galerinë dhe njihuni me apartamentin e tyre luksoz!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *