KreuCelebrity

Rita Ora, gati për xhirimet e klipit të ri…?!

Pas pushimeve jo shumë të gjata verore, Rita Ora nisi menjëherë punën për koncertet e saj në Angli, SHBA e të tjera vendë në Europë. Aktiviteti i Ritës në rrjetet socialë të bën të kuptosh se këngëtarja e kalon pjesën më të madhe të kohës në udhëtim. Së fundmi, pas një qendrimi të shkurtër në Los Anxhelos, Rita ka udhëtuar drejt Berlinit, e siç mund të kuptohet, jo për turizëm.

Në një ndër postimet më të fundit në Instagram, vetë Ora zbulon se në kryeqytetin gjerman do të nisë xhirimet për një projekt të ri. “Ia dolëm për në Berlin. Gati për të filmuar diçka speciale”, ka shkruar këngëtarja, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi atëë çka pritet të shohim së shpejti. Kujtojmë se Rita është e angazhuar edhe në botën e kinematografisë, edhe pse me role shumë të vogla. Filmat e fundit ku ka marrë pjesë kanë qenë sekuencat e triologjisë “50 Hijet e Greit”, ku Ora shfaqej si motra e protagonistit. Të jetë ky një tjetër projekt kinematografik apo Rita po përgatitet për klipin e ri?… Në galeri do të gjeni imazhet e plota.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF