Divorcohet çifti i famshëm pas 8 vitesh martesë…!

Ka qenë kjo një periudhë lajmesh të hidhura apo është thjesht përshtypja jonë? Pas lajmit për divorc nga Anna Faris dhe Chris Pratt, ka qenë mesa duket rradha e Fergie-t dhe Josh Duhamel që të bëjnë një lëvizje të tillë, pas plot tetë vitesh martesë. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë çifti, për “People”, nëpërmjet një deklarate të shkurtër.

“Me dashurinë dhe respektin absolut, vendosëm të ndaheshim disa muaj më parë. Për t’i dhënë familjes tonë mundësinë më të mirë për ta pranuar diçka të tillë, preferuam ta mbanim një vendim të tillë të fshehtë, deri sa të na dukej më e përshtatshme për ta ndarë me publikun. Ne jemi dhe do të vazhdojmë të qendrojmë të bashkuar, për të mbështetur njëri-tjetrin dhe njëkohësisht familjen tonë”, kanë qenë këto fjalët zyrtare të artsitëve. Pas një periudhe kohe jo të shkurtër sëbashku, Fergie dhe Duhamel sollën në jetë pas katër vitesh djalin e tyre të parë dhe të vetëm, Axl. Arsyet e ndarjes ende nuk janë bërë të ditura, e me siguri gjithçka do të zbulohet me kalimin e kohës, kur njëri prej të cilëve të marrë guximin të rrëfejë çka ndodhur në të vërtetë…



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.