KreuCelebrity

Zbulohet gjinia e fëmijës së Georginas dhe Cristiano Ronaldo!

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë në pritje të fëmijës së tyre të parë sëbashku. Gjinia e fëmijës së tyre është zbuluar në mënyrë fare  aksidentale!

Para disa ditësh ju treguam se Georgina merr leksione kërcimi salsa. Ajo kishte ndarë disa foto dhe video dhe falenderonte instruktorët e saj të cilët e kishin lumturuar pamasë me këto leksione. Ka qenë komenti i instruktores së saj të salsas që ka zbuluar gjithçka, i cili është fshirë menjëherë!

Ja sesi shprehej ajo për Georginan: “Ishte një kënaqësi të të mësoja. Jemi shumë të lumtur se si ja dole në leksionin tënd të parë. Vajza e vogël që ti po mbart do të bëhet një balerinë!”

Megjithëse ky koment u fshi nga postimi, gjinia e fëmijës nuk u mbajt dot secret siç Georgina kishte dëshirë. Motra e yllit të futbollit Ronaldo, Katia Aveiro ka ndarë një foto të binjakëve duke shkruar se një tjetër princeshë po vjen, nuk kemi më dyshime se do të jetë vajzë!

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF