Pas “Joker”, Jared Leto do të luajë rolin e Hefner!

Vetëm një javë pasi themeluesi i revistës së famshme “Playboy” u nda nga jeta, “The Hollywood Reporter” ka bërë të ditur se aktori dhe këngëtari Jared Leto do të luajë rolin e tij në një film biografik që do të realizohet së shpejti “The Hugh Hefner Story”.

Leto, si një mik i vjetër i Hefner, i ka kërkuar vetë regjisorit e producentit Brett Ratner që ta luajë ai këtë rol. “Dua ta luaj unë. Dua ta kuptoj atë”. Regjisori ka shpjeguar se Leto i ka aftësitë për ta kapur këtë rol në karakter, ai është një aktortë më të mirë sot.

Disa nga rolet më të njohura të Leto, vocalist të bandës “Thirt seconds to mars” janë Joker në “Suicide Squad”, Rayon në “Dallas Buyers Club” me të cilin fitoi një Oscar si aktori me performancën më të mirë, si edhe në “Requeim for a dream”.

Hefner, themeluesi i “Playboy” në vitin 1953 ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare në 27 shtator.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *