Reagimet e personazheve të njohur mbi videon e masakrës së qenit

Rrjetet sociale janë pushtuar nga komentet dhe reagimet mbi një ngjarje të tmerrshme që ka ndodhur në qytetin e Kuçovës. Një 15-vjeçar ka masakruar qenin me sëpatë me gjakftohtësi të plotë. Pamjet e rënda u bënë menjëherë virale e u shoqëruan me reagime të forta nga personazhe të njohur të ekranit të cilët mbrojnë të drejtat e kafshëve. Ata kanë reaguar duke kërkuar ndërgjegjësim si edhe që të merren masa ndaj këtij akti të rëndë! Ja disa prej tyre:

Besa Kokëdhima: “O Kriminel! O qenie e ulët e shtazarake! Zemra po më thyhet nga ajo që pashë! Bëj thirrje kujtdo që njeh identitetin e kësaj bishe ta komunikojë ta denoncojmë publikisht këtë të pashpirt, që nesër sëpatën do e ngrejë mbi një njeri! Ku je o shtet të hetosh, arrestosh e dënosh!”

Kastro Zizo i është bashkuar nismës së Besës duke ndarë foton “#ZI”,  ka shpërndraë videon e tmerrshme duke u shprehur: “Varjeeee për këtë rracë të keqe që ne e quajmë “Njeri”!

Alban Ramosaj: “Nuk di se si ta nis këtë shkrim.. nuk kam zemër të shoh këtë video e nuk di si të komentoj këtë ndodhi por e di që po më dhemb shpirti për atë qenin në foto. Ju lutem lexues.. nëse të paktën njëherë në jetë ju është falur dashuria e pastër e një qeni, shpërndajeni këtë lajm dhe tag-ojini këdo që të mundeni, TË BËJMË AUTORITETET TË VEPROJNË!!!!

Ema Andrea: “Nuk mund ta ndaj videon sepse është e rëndë dhe e padurueshme, jo vetëm për ata që duan kafshët! Ai djalë është rrezik për shoqërinë! Kaq besoj se e kuptojnë ata që kemi votuar për të bërë ligjet e ata që paguajmë për t’i zbatuar ato! Na mbroni!”

 

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *