Aktorja e njohur, imazhi i ri i Louis Vuitton

Firmat më prestigjioze të modës, gjithnjë e më shumë preferojnë imazhet e personazheve të njohur të ekranit për të qenë pjesë e fushatave të tyre publicitare. Pamë aktoren Jennifer Lawrence si imazh të kompanisë Dior e tani është radha e një tjetër aktoreje po kaq të famshme e të paguar: Emma Stone do të jetë  imazhi i shtëpisë prestigjioze të modës Louis Vuitton!

Aktorja do të shfaqet në reklama si dhe në daljet e saj në tapetin e kuq me fustane Vuitton për dy vitet e ardhshme. Pas një viti ngurrim, Stone ka pranuar të jetë imazhi i kësaj marke luksoze për shifrën 6-10 milionë $. Vetë stilisti francez, Nicholas Ghesquiere ka konfirmuar lajmin përmes rrjeteve sociale. Pas tij, edhe faqja zyrtare e Louis Vuitton ka bërë publike Emma-n si ambasadore e re e kësaj shtëpie mode.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *