Cara Delevigne, një rrëfim mbi periudhën e errët të depresionit 0 141

Cara Delevigne, modelja e cila u shndërrua në një aktore po promovon  novelën e saj të parë me titull “Mirror, mirror”. Ky libër është një nismë e re në karrierën e artistës shumë dimensionale 25-vjeçare dhe ajo ka treguar se për të shkruar këtë histori është frymëzuar nga e shkuara.

Ajo e ka ndjerë si detyrim të shkruajë për periudhën e jetës në të cilën krahas rritjes ka pasur presionin e mediave sociale në lidhje me çështje që kishin të bënin me identitetin, seksualitetin e familjen e saj. Delevigne ka treguar hapur edhe betejën me depresionin gjatë adoleshencës. Në moshën 15-vjeçare ajo është diagnostikuar me depresion dhe me të pranuarët e të qenurit një modele.

 

“Nuk dija si të shprehja emocionet. Kisha shumë turp nga mënyra se si ndihesha. Kisha depresion dhe nuk doja më të vazhdoja të jetoja. Dhe më pas kisha një ndjenjë faji të cilën nuk mund t’ja tregoja askujt pasi nuk duhet të ndihesha në atë mënyrë apo të ndihesha keq. Ishte një ndjenjë e keqe fajësie”, ka rrëfyer ajo.

Tani Delevigne ndihet më mirë dhe kërkon t’u tregojë të rinjve se ka mundësi të ndryshojnë. Me mbi 40 milionë ndjekës dhe novelën që është shndërruar në bestseller sa hap e mbyll sytë ajo ka mesazhin perfekt drejtuar të rinjve: “Nëse e doni veten dhe përpiqeni mos t’u jepni rëndësi fjalëve të të tjerëve, por ndiqni ëndrrat tuaja, ju do të arrini gjithçka. Unë nuk dua të jem një “model” për të rinjtë e sotëm, por dikush që ka kaluar vështirësi e tani i ka kapërcyer ato. Uroj që ky libër t’ju frymëzojë të ndiqni ëndrrat”, përfundon Delevigne.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *