KreuCelebrity

Kjo është këngëtarja e famshme që çmendet pas Stanaj!

Albert Stanaj është një emër i ri në botën e muzikës, por mjaft i pëlqyer për zërin e tij të veçantë dhe performancat në programin e njohur “The tonight show starring Jimmy Fallon”.

 

Stanaj ka ndarë me ndjekësit një mesazh shumë të bukur që ka marrë. Pikërisht këngëtarja Jessie J, i ka shkruajtur: “Yoooo ti je një yll. Zëri yt është një çmenduri. Jam krenare që të kam pjesë të turneut tim!”

Në këtë mënyrë, Stanaj na ka zbuluar se është në një turne muzikor me këngëtaren e njohur britanike! 23-vjeçari, ka ndarë këtë lajm i emocionuar me ndjekësit e tij duke shtuar se e ka shumë përzemër Jessie-n!