Pique tregon të vërtetën mbi ndarjen me Shakirën!

Çifti Shakira dhe Gerard Pique janë vënë shpesh në qendër të vëmendjes si një një çift në krizë e pranë ndarjes. Sidomos kohët e fundit, është aluduar se martesa e tyre ka përfunduar e ata nuk jetojnë më bashkë. Shkak mendohej se ishte tradhëtia e Shakirës me një nga protagonistët e klipit të saj të fundit “Perro Fiel”.

 

Mbrojtësi i ekipit të Barcelona-s, pas një heshtjeje ka vendosur të reagojë! Ai ka treguar se është pjesë e provave të turneut muzikor europian të ardhshëm të këngëtares. Pique ka ndarë me ndjekësit momentet duke ndjekur provat e bashkëshortes së tij teksa praktikohet me orkestrën. Futbollisti ka vënë  gishtin mbi buzë, për të treguar se i duhet të mbajë qetësinë në prova. Postimi i tij na tregon se ata janë ende bashkë dhe ndarja ka qenë thashethem! Çifti janë prindër të dy djemve Milan dhe Sasha.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.