Këngëtari që reagoi kundër paradës së LGBT-së në Prishtinë!

Dy ditë më parë në Sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë u mbajt parada e parë “Marshi i krenarisë” me qëllim mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT. Pas këngëtareve Dua Lipa dhe Era Istrefi që u shprehën pro kësaj parade dhe dashurisë mes personave të të njëjtës gjini, këngëtari i njohur kosovar Xuxi e ka kritikuar atë! Ai ka shprehur opinionin e tij përmes Facebook duke treguar se individët të cilët marshuan, mes tyre edhe krerët politikë nuk e kanë idenë se çfarë përfaqëson komuniteti LGBT e për çfarë kanë dalë të marshojnë. Ja opinioni i këngëtarit:

 

“LGBT dje u mblodhën në sheshin e shenjtë të Skënderbeut. Për të promovuar vlera Europiane!? Ajo që më pengoi më shumë janë ata të cilët kanë dalë që t’i përkrahin e që nuk e dinë as çka do të thotë LGBT!!! Mo Zot ma keq ! Deri sa paria jonë Presidenti H.TH(Hashim Thaçi) ishte i rreshtuar bashkë me ta! Në Beograd Erdogani ateron me 185 biznesmenë për të investuar miliarda euro! Kurse tek ne investojnë Xhamia dhe ju shitet KEDSi, Aeroporti etj. dhe përfitime nga to nuk ka asnjë nga qytetarët! Veç  përpara Politikan muleni në party të LGBT-së!!!”

 

Ky postim i tij është shoqëruar me shumë replika  e komente nga ndjekësit. Këngëtari Naim Bunjaku i njohur si Xuxi është një besimtar e praktikant i devotshëm i fesë myslimane.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.