KreuCelebrity

Ja pse çifti i njohur nuk publikon kurrë fotot e fëmijëve!

Çifti i aktorëve të njohur hollivudianë Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë bekuar me dy fëmijë: vajzën dy vjeçare Wyatt dhe vogëlushin Dimitri i cili është vetëm nëntë muajsh. Ata janë munduar gjithmonë që t’i mbajnë fëmijët e tyre të vegjël sa më larg që të jetë e mundur prej medias dhe rrjeteve sociale.

 

Ka një arsye të veçantë për këtë! “Ne kemi një rrjet social privat ku gjyshërit mund të shohin fëmijët”, ka treguar 39-vjeçarja Kunis, “Por, ne nuk duam që të ndajmë në publik foto të tyre sepse mendojmë se të bëhesh një personazh publik është zgjedhje personale”.

 

 

Ndërsa Ashton, ylli i “The Ranch” shprehet mbi këtë temë: “Unë dhe bashkëshortja ime kemi zgjedhur një karrierë që të jemi në sytë e publikut, por fëmijët e mi nuk e kanë zgjedhur ende kështu që ata kanë të drejtën e tyre të zgjedhin”. Ai ka shtuar se ndoshta në të ardhmen, këto foto mund të bien në duar të gabuara ose të përdoren për shantazh e kundër jetës së fëmijëve. “Unë jam babai i Wyatt dhe Dimitri-t, gjithçka tjetër është sekondare”, ka përfunduar Kutcher.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF