Sara, një urim emocionues për Lorin në ditën e saj speciale…

Pas fotove të festës së ditëlindjes së Lorit, nuk mund të mos mungonte urimi nga motra, dhe njëkohësisht shoqja e saj e pandashme, Sara Hoxha. Në këtë datë të shënuar për Lorin, Sara ka postuar një foto emocionuese, shoqëruar me një shkrim jo të shkurtër e plot dashuri poshtë imazhit.

Sara me Londonin e sapolindur në krahë, dhe Lori përkrah saj – kjo ka qenë zgjedhja e parë e trashëgimtares së Top Channel për të uruar të motrën. Edhe pse në anglisht, fjalët e Sarës për Lorin nuk mund të mos linin përshtypje. “Është zyrtarisht dita e saj. Po, mundej fare mirë t’i shprehja një urim të thjeshtë, por do doja që çdokush ta dinte se sa shumë vlen ajo për ne. Për 22 vite të jetës time, ajo ka qenë shkëmbi dhe rrugëtimi im për çdo gjë. Kemi qenë gjithmonë bashkë drejt ngritjeve dhe tatëpjetave që na ka përballur jeta, por pavarësisht kësaj lidhja jonë është bërë më e fortë përgjatë viteve. Në ditëlindjen tënde të 24-t, ti je njeriu më i fortë që njoh, si dhe pjesëtarja më e mirë-orientuar e familjes. Të dua shumë, dhe shpresoj që çdo vit që vjen të jetë më i mirë se ai që lë pas. Të gjithë jemi shumë krenarë për ty!
Ps. Prit një foto të Londonit me bluze “Gëzuar Ditëlindjen Teze”, edhe pse atij nuk i intereson aspak ditëlindja jote”, ka qenë ky urimi i gjatë i Sarës, që ka emocionuar jo pak ndjekësit e saj, dhe disa nga miqtë në Top Media. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *