Cilat janë dy personazhet që presin të sjellin në jetë vajza?

Vetëm dy ditë më parë deputeti socialist Taulant Balla dhe bashkëshortja e tij Irisi u bënë prindër të një vajze të quajtur Melani. Duket se ky do të jetë sezoni i ardhjes në jetë të vajzave për personazhet e njohur shqiptarë.

Dy personazhe të tjera të njohura të ekranit janë gjithashtu në pritjen e ëmbël e që të dyja presin të bekohen me vajza. Ndoshta nuk donin ta tregonin gjininë e bebeve që presin në këtë mënyrë, por ajo u zbulua tashmë për publikun në një mënyrë të tërthortë.

 

Amarda Toska, pas Joelit të vogël është në pritje të fëmijës së dytë. Ashtu siç Ermali zbuloi padashje në Instagram shtatëzaninë e saj, ashtu u zbulua edhe detaji i gjinisë së fëmijës përmes një interviste televizive. Ajo është pyetur mbi përrallat e fëmijëve:

“Këtë Rapunzel nuk e njoh. Kur të na vijë goca do t’i  njohim më mirë këto historitë me princesha”, ka treguar ajo duke zbuluar kështu gjininë e fëmijës që pret.

 

Edhe lajmi mbi shtatëzaninë e këngëtares Zajmina Vasjari bëri bujë në showbiz. Fillimisht ajo u përpoq ta fshehë e të ikë jashtë shtetit, por lajmi ishte bërë tashmë publik. Zajmina është gjashtë muajshe dhe gjinia e fëmijës së saj të parë u zbulua në një video të sajën në rrjetet sociale.

“Me dashuri ardhtë princesha plotë jetë dhe shëndet”, i komenton një mikeshë këngëtares në video duke i zbuluar se është në pritje të një vajze.

Padyshim që ky do të jetë sezoni i vajzave!

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *