Skandali i rradhës: Roman Polanski akuzohet për ngacmim seksual! 0 145

Një artiste kaliforniane ka akuzuar së fundmi Roman Polanskin për ngacmim seksual gjatë një seance fotografike, ndërsa kujtojmë se kjo është hera e pestë që regjisorit i dëgjohet emri për çështje të tilla. Marianne Bernard ka rrëfyer për The Sun se incidenti ka ndodhur në vitin 1975, dy vite para se Polanski të akuzohej për përdhunim. Sipas Bernard, regjisori i ka kërkuar të pozojë nudo, ndërkohë që ajo ishte vetëm 10 vjeç.

Artistja ka rrëfyer se ka shkuar sëbashku me të ëmën pëf realizimin e fotove në plazh, ndërsa ka qenë me bikini dhe e mbuluar me peliçe. Më pas, ajo rrëfen se mamaja e saj ishte larguar pa dijeninë e Bernard, e në këtë kohë Polanski i kishte kërkuar të zhvishej nudo, ashtu sikurse e kishte ngacmuar së tepërmi. Marianne është frymëzuar nga çështja Weinstein për të rrëfyer historinë e saj.

Për sa i përket regjisorit, Polanski nuk ka pranuar asgjë, duke deklaruar se nuk e njihte aspak Bernard. Nga ana tjetër, kujtojmë se krijuesi i ‘Rosemary’s Baby’ ka marrë përsipër akuzën për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një 13-vjeçare, në 1977. Edhe pse tashmë një çështje e zgjidhur, ’77 nuk është viti i fundit kur Polanski u përball me skandale të tilla. Që nga ajo kohë, rasti i Bernard është i pesti ndër rradhën e denoncimeve kundrejt regjisorit…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *