Ajnshtajni ka lënë edhe një tjetër amanet: recetat e lumturisë. Zbulojini!

E shkruajti mbi dy bileta të lëna bakshish një postieri në Japoni. Nuk është veçanërisht origjinale, por është shitur në ankand me një shifër rekord.

Një nga mendjet më gjeniale të  shekullit të 20-të ka bërë të flasin me vete këtë javë, jo për zbulimet e tij shkencore, por për fjalët e shkruara mbi atë që të gjithë kërkojmë nga pak: lumturinë.

Dy shënime autografike të Albert Ajnshtajnit mbi këtë temë, ia dha postierit në Tokio në formë bakshishi, por sapo dolën në ankand në Jeruzalem dhe u shitën me mbi 1,5 milionë euro.

NË UDHËTIM. Në vitin  1922, Albert Ajnshtajn ishte për një turn ë Japoni për një seri leksionehs dhe konferencash, kur mori lajmin e papritur se kishte fituar Nobelin për Fizikë, në moshën 43 vjeçare.

Lajmi u përhap me shpejtësi dhe mijëra persona u mblodhën për ta parë. I inatosur me një publicitet të tillë, shkencëtari u mbyll në dhomën e tij të hotelit Imperial në Tokio për të mbledhur idetë dhe mendimet.

DO TË JENË ME VLERË. Një postier trokiti në derën e tij për t’i dhënë një mesazh. Kur ishte moment ëpr t’i lënë bakshish, ky ndoshta refuzoi ta pranonte (sipas të dhënave lokale), ose Ajnshtajn nuk kishte monedha të vogla. Shkencëtari shkroi mbi letrën e hotelit disa “pilula të mençura” , duke i thënë të ftuarit që me pak fat një ditë do të kishte pasur më tepër vlerë se disa monedha.

 

ÇFARË THONË? Receta e parë në gjermanisht:  “Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë lumturi në kërkim të suksesit, kombinuar me një shqetësim të vazhdueshëm”

Bileta e parë iu shit një blerësi të panjohur për 1,3 milionë euro. Mbi letrën e dytë të shitur për gati 203 mijë euro ishte shkruar: “Kur ka vullnet, ekziston një rrugë”.

ALBERTI, NJERI. Të dy shënimet, u vlerësuan fillimisht me pak milionë dollarë, por panë rritjen e vlerës në 20 minuta, me mbi 31.000%. Identiteti i shitësit nuk është shënuar, por duhet të ketë qenë ndonjë i afërm i postierit rezident në Hamburg, Gjermani. Sipas  Roni Grosz, përgjegjës për arkivat dhe dokumentet e Ajnshtajnit pranë Universitetit Hebraik të Jeruzalemit, që ka vëzhguar ankandin, vlera e vërtetë e biletave qëndron në  portretin njerëzor që gjurmon shkencëtarin, përtej ideve  të tij shkencore.

VLERËSIM RECIPROK. Sipas lajmeve, turi japonez i Ajnshtajnit ishte një sukses i vërtetë, dhe mikpritja e popullit e preku thellësisht fizikantin që të shkruante:  “Nga të gjithë personat që kam takuar, japonezët janë ata që më pëlqejnë më shumë, sepse janë të nënshtruar, inteligjentë, krenarë dhe kanë ndjesi për artin”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *