Kylie Jenner shpenzon 5 milionë dollarë… në dhé

Kur i ke milionat si qindarka, mund edhe t’i hedhësh në baltë… dhe pikërisht këtë gjë ka bërë Kylie Jenner!

Më specifikisht, Kylie ka blerë një tokë me sipërfaqe rreth 1.5 akra, në afërsi të rezidencës së saj 12 milionëshe, me planin për ta kthyer në kopsht. Po ashtu, kjo sipërfaqe toke mund të kthehet edhe në stallë kuajsh.

Asgjë nuk është shkruar ende në gur. Me aq sa dimë, Kylie Jenner, e cila është në pritje të një fëmije, mund edhe t’ia kushtojë sipërfaqen e tokës fëmijës së saj të ardhshëm.

Motrat Kardashian sapo nënshkruan një rinovim kontrate për emisionin e tyre “Keeping up with the Kardashians”, me vlerë 150 milionë dollarë, por Kylie Jenner merr më pak se motrat e saj nga kjo shumë. Në fund të fundit, ajo është një Jenner.

Megjithatë, nisur dhe nga blerja e fundit e 20-vjeçares, nuk duket se punët po shkojnë keq për të, përkundrazi.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *