KreuStil Jetese

Tre rregulla për të rritur fëmijë të lumtur

Të shenjtat festa: nën ombrellë, arrita të përfundoja së lexuari një libër që kisha nisur dimrin e shkuar “Metodat daneze për të rritur fëmijë të lumtur”. Danimarka prej më shumë se dyzet vitesh arrin majat e tabelave të renditjes së lumturisë (veçanërisht në Raporti i Lumturisë Botërore), sigurisht që fëmijët e tyre do jenë të hareshëm dhe të lumtur. Dhe më pas lexojmë…! Vëllimi përmban një larmishmëri sugjerimesh, vlera të tilla si përulësia, kundër idesë për vlerësimet dhe për performancën. Danezët nuk i mbushin fëmijët e tyre me komplimente. Ata shpërblejnë angazhimin, jo rezultatin. Brilant nuk është ai që ka sukses, por ai që zbulon në vetvete një element që i lejon të përmirësohet. Një tjetër kapitull: Mesojuni se si të menaxhojnë shokët e ”vështirë”, që fëmijët të zhvillojnë aftësi të rëndësishme të vetëkontroll dhe rezistencës – shkruan psikoterapiste Iben Dissing Sandahl, një prej autorëve. Ndaj, gjatë grindjeve mes të miturve, duhet evituar që të ndërhyjmë menjëherë.

Pastaj, gota gjysëm e plotë. Gjithmonë. Me të vegjëlit është thelbësore. Në vend që të ankohen, subjektet e Margherita II fokusojnë tërë vëmendjen e tyre në anën positive. A po bie shi për të shkatërruar? Moti i keq nuk ekziston, është thjesht një problem për të veshur rrobat që i përshtaten. Një vajzë daneze nuk do thoshte kurrë “jam një dështim në kuzhinë”, por do shprehej “më pëlqen të ndjek gjatë gjithë kohës recetën”. Fëmijët degjohen me shumë kujdes kur tregojnë se çfarë u ndodh, që më pas ti ndihmoni për të gjetur zgjidhje konstruktive, shton Sandahl. Mbi të gjitha le të luajnë, pa i detyruar. Prindërit ndjejnë që kanë për detyrë që ti përcjellin shëmbuj konkretë: kurs noti, kurs për kitare, kurs. Por loja e lirë u siguron mësime të tjera: të vlerësojnë rrezikun, të diskutojnë rregullat me miqtë e tyre, të menaxhonë emocionet. Kështu mund të zhvillojnë pavarësinë dhe autostimën. Dhe lërini ata të zgjedhin sportin që u pëlqen më shumë.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF